Plagosja e dy personave në argjendarinë në Prizren, thirret konferencë për media

  • E.K /
  • 18 November 2021 - 12:37
Plagosja e dy personave në argjendarinë në Prizren, thirret konferencë për media

Prokuroria Themelore në Prizren ka organizuar konferencë për media lidhur me rastin e tentim-grabitjes dhe plagosjes në njërën prej argjendarive në Prizren.

“Konferenca do të mbahet nga ora 15:00, në objektin e Prokurorisë Themelore Prizren, kati tretë, (Zyra e Kryeprokurorit) – Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker pn., duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19”, njofton prokuroria.

Për tentim-grabitjen ku mbetën të plagosur babë e bir në Prizren, kryeministri Kurti tha në Kuvend se është bërë arrestimi i dy personave të dyshuar. Por, arrestimin e tyre nuk e ka konfirmuar akoma prokuroria e as policia, nga kjo e fundit thanë se në Prizren është duke u zhvilluar një aksion.

Tentim-grabitja ka ndodhur ditën e hënë.

(Kosova Sot Online)