Plagosja e dyfishtë në Prizren, në pranga janë vënë 3 persona

  • E.K /
  • 18 November 2021 - 15:32
Plagosja e dyfishtë në Prizren, në pranga janë vënë 3 persona

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, me anë të një konference për media ka njoftuar se në pranga janë vënë tre persona të dyshuar për tentim-grabitjen në një argjendari në Prizren dhe plagosjen e dy personave, që janë babë e bir.

Siç, njoftoi Shala, njëri nga të dyshuarit është arrestuar mbrëmë ndërsa dy të tjerë janë arrestuar sot. Për të njëjtit është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

“Policia nga ajo natë kanë siguruar provat materiale nga vendi i ngjarjes dhe ka bërë të gjitha përpjeket maksimale për të bërë identifikimin e të dyshuarve, gjatë sigurimit të provave është bërë identifikimi i të dyshuarve. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy janë arrestuar gjatë bastisjes me urdhër të gjykatës, njëri është arrestuar mbrëmë. Për momentin është bërë parashtresë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Shala.

Në konferencë u bë e ditur se në natën kur ka ndodhur tentim-grabitja në Prizren, policia ka ndjekur të dyshuarit dhe pa pasur shkëmbim zjarri.

“Gjatë ballafaqimit me grabitësit ka pas edhe shkrepje me armë, por të njëjtit që kanë qenë të armatosur kanë arritur të largohen në drejtim të autostradës”, ka thënë ndër të tjera kryeprokuori.

(Kosova Sot Online)