
Hetuesit e PZAP-së në QNR, po hetojnë votat me kusht të Dragashit

Hetuesit e PZAP-së kanë arritur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për t’i hetuar votat me kusht për zgjedhjet e balotazhit në Komunën e Dragashit.
Hetuesit kanë parë materiale të dyshimta që i kanë hapur rrugë një hetimi më të detajuar.
Dyshimet janë se një numër fletëvotimesh me kusht janë printuar nga i njëjti printer. Të gjitha ato i takojnë kandidatit të LDK-së, Bexhet Xheladini.
(Kosova Sot Online)