Evakuohet aeroplani i pasagjerëve pas kërcënimit

  • E.K /
  • 19 November 2021 - 10:07
Evakuohet aeroplani i pasagjerëve pas kërcënimit

Një aeroplan pasagjerësh në Spanjë, që i përket kompanisë vendëse, “Volotea”, është evakuuar të premten në mëngjes pas aterrimit në qytetin veriperëndimor spanjoll, Coruna, pasi autoritetet morën një kërcënim, tha një zëdhënëse e operatorit të aeroportit kombëtar, Aena.

Të gjithë pasagjerët u evakuuan, pasi aeroplani aterroi rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit dhe aeroplani tash për tash është i parkuar larg ndërtesave të aeroportit dhe po inspektohet, tha zëdhënësja.

Një aeroplan i kompanisë “Volotea” (Fotografi ilustruese)

Pavarësisht këtij rasti, aeroporti në Coruna vazhdoi që të operojë normalisht, shkruan Reuters.

(Kosova Sot Online)