Grabitje në një market në Prishtinë

  • E.K /
  • 19 November 2021 - 10:33
Grabitje në një market në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje në një nga marketet në Prishtinë.

Sipas policisë një punëtore ka njoftuar se tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur arkën me një shumë të parave.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Prishtinë, 18.11.2021-21:09-21:15.  Ankuesja femër kosovare  ka raportuar se, derisa ishte duke punuar në market, tre persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një sef metalik me një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet, nga njësitet policore”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)