Politikani serb që e mbështet pavarësinë e Kosovës, sulmohet në aeroportin e Beogradit

  • E.K /
  • 19 November 2021 - 10:54
Politikani serb që e mbështet pavarësinë e Kosovës, sulmohet në aeroportin e Beogradit

Makina e politikanit liberal serb, Cedomir Jovanovic, është sulmuar nga persona të panjohur në  parkingun e aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd.

 Siç raportojnë mediat serbe, Jovanovic e kishte parkuar makinën përpara aeroportit derisa ishte duke e pritur djalin e tij teksa kthehej nga Britania e Madhe, meqë si familje do të festonin një festë që kremtohet të dielën.

Kur ishte kthyer bashkë me të birin, Jovanovic kishte gjetur makinën e tij të thyer dhe një grup të rinjsh e kishin fyer . Pas kësaj, politikani serb kishte njoftuar menjëherë policinë.

Siç shkruan “mondo.rs”, ky grup i të rinjve e kishin fyer Jovanovicin me fjalët “e ke shitur Serbinë”, Këta të rinj ishin kujdesur që të mos identifikohen dhe kishin larguar edhe tabelat e makinës së tyre.

Një hetim ka filluar dhe të gjitha kamerat po analizohen.

(Kosova Sot Online)