Politika e çliruar nga zhurma elektorale ta nxjerr në top prioritet ligjin Vetting për pastrimin e drejtësisë nga strukturat kriminale brenda saj!

Politika e çliruar nga zhurma elektorale ta nxjerr në top prioritet ligjin Vetting për pastrimin e drejtësisë nga strukturat kriminale brenda saj!

Gani Qarri

  • 19 November 2021 - 07:59

Shkruan: Analisti - Gani Qarri

Pas përfundimit të zgjedhjeve preliminare dhe atyre të balotazhit, nëpër komuna, tanimë pas përfundimit të atmosferës zgjedhore, është momenti vendimtar që të përshpejtohet puna rreth finales së Ligjit Vetting, dhe ti jepet fund paralizës së krijuar gati totale dymujore në institucionet e shtetit, Kuvend e Qeveri, të cilat gati edhe ishin në bllokim të punës

-E gjithë kjo vonesë e procedimit të Ligjit Vetting ka pasur si refleksion që erdhi si pasojë e orientimit të të gjitha partive politike me kapacitete të plota në garë për zgjedhjet lokale, ndaj në mënyrë që të kompensohet koha e humbur, Ligji Vetting me pako të kompletuar të amendamenteve kushtetuese, duhet të nxirret sa më shpejt në kuvend, madje mundësisht para fundit të muajit dhjetor të këtij viti.

Kështu që, sidomos tani kur hapi i parë i Qeverisë për reformën në drejtësi me pakon anti-korrupsion sapo ka filluar të marrë rrugë,madje ligji i parë i pakos ka arritur edhe në Kuvend dhe është futur në procedurë të rregullt , shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, duhet të pasohet, sa më parë edhe me Ligjin e Konfiskimit të pasurisë së Kundërligjshme, si dhe ligjin Vetting, i cili është mese i domosdoshëm në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".