Opozita e mbështet ratifikimin e një amendamenti të marrëveshjes “IPA 2018”

  • E.K /
  • 19 November 2021 - 11:11
Opozita e mbështet ratifikimin e një amendamenti të marrëveshjes “IPA 2018”

Shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri ka thënë se e mbështesin ratifikimin e amendamentit të parë të marrëveshjes financiare “IPA 2018”. Ai tha se implemtimi i kësaj marrëveshje është e rëndësishme për Kosovën.

“Poashtu GP i PDK-së ashtu si edhe herëve të kaluara ka qenë gjithmonë dhe do të jetë në mbështetje të marrëveshjeve ndërkombëtare, edhe në këtë rast PDK-ja mbështet ratifikimin e amendamentin të parë për mbështetjen financiare të marrëveshjes për IPA 2018, në mes të Kosovës dhe BE-së. Renovimi i Kosovës B është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ne po hyjmë në periudhën e dimrit dhe do të ballafaqohemi me problemet e njëjta të ndotjes së ajrit ku një prej tyre padyshim që janë edhe termocentralet. Implementimi i këtij projekti është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Prishtinën dhe komplet regjionin e Prishtinës”, ka thënë ai.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë mbështetur ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Megjithatë, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kritikoi pozitën për mungesën e deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës.

“AAK-ja e mbështet këtë marrëveshje. Poashtu e kemi mbështetur edhe në Komisionin Parlamentar”, ka thënë ai.

Në ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se kjo marrëveshje do të hidhet në votim posa të bëhet kuorumi për shkak se prezent në sallë janë vetëm 74 deputet. 

(Kosova Sot Online)