Zemaj bën selfie para ulëseve të VV-së në Kuvend, deputetët u vonuan në pauzë

  • E.K /
  • 19 November 2021 - 13:10
Zemaj bën selfie para ulëseve të VV-së në Kuvend, deputetët u vonuan në pauzë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka bërë një fotografi para ulëseve të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës, përfshirë edhe ata të LVV-së, u vonuan pas rifillimit të seancës së Kuvendit, pas 20 minutash pauzë.

Për këtë vonesë, vërejtjen ua ka tërhequr edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Konjufca tha se është mirë me ju përmbajt minutave të pauzës, teksa shtoi se tash ministret janë në sallë por deputetët jo.

“Thamë 20 minuta është mirë që me ju përmbajt atyre. Tash ministret i kemi nuk është mirë mos me i pas deputetët”, ka thënë ai.

“Vetëm 22 deputet i kemi në seancë për momentin.na nevojitet një përgjegjësi më e lartë e deputetëve”, tha më tutje Konjufca.

(Kosova Sot Online)