E çoi të miturën në një motel dhe e dhunoi, Gjykata merr një vendim për gjilanasin

  • G.G /
  • 19 November 2021 - 13:43
E çoi të miturën në një motel dhe e dhunoi, Gjykata merr një vendim për gjilanasin

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për E.F. i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.

Dyshohet se E.F. më 15 nëntor rreth orës 23:00 në një motel ka keqpërdorur seksualisht të mitur, me të cilën fillimisht ishte njohur në rrjete sociale, e më pas kanë shkuar në motel.

“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit E. F. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15.11.2021, rreth orës 23:00, i pandehuri në një motel ka keqpërdorur seksualisht të miturën, fillimisht janë njoftuar në rrjetet sociale, pastaj në orët e vona kanë shkuar në motel”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas këtyre veprimeve, i dyshuari ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

“Me këto veprime, i pandehuri E. F. ka kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se është plotësuar kushti ligjor për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, ndonëse i pandehuri ka pranuar veprimet që i ka ndërmarrë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)