E rëndë: Preu venën në qafë me gotën e thyer, vdes fëmija një vjeç

  • E.K /
  • 20 November 2021 - 09:27
E rëndë: Preu venën në qafë me gotën e thyer, vdes fëmija një vjeç

Një fëmijë 1 vjeç ka humbur jetën sot në spitalin e Vlorës pasi ka prerë një venën në qafë me një gotë të thyer.

Dorart Kaca ishte me nënën në shtëpi në momentin që ka ndodhur ngjarja tragjike.

Fëmija ka mbërritur në orën 18:00 në ambientet e spitalit të Vlorës pothuajse pa shenja jete.

Fëmija ishte mbuluar me gjak dhe nga verifikimet e para kishte një plagë në qafë në krahun e majtë ku dukej qartë se enët e mëdha te gjakut ishin të dëmtuara dhe fëmija nuk kishte frymëmarrje dhe puls. Menjëherë ka hyrë në sallën e operacionit ku ekipi prej katër mjekësh nuk mundi ta rikthente zemrën në punë me gjithë veprimet e shpejta, pasi ka pësuar arrest kardiak nga humbja e gjakut.

“Më datë 19.11.2021, rreth orës 18:08, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal Vlorë, me dëmtime në qafë, dyshohet aksidentalisht, një shtetas i mitur 1 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)