Mitrovicë, mësuesi godet me shuplaka nxënësit për t’i ulur nëpër vende

  • E.K /
  • 20 November 2021 - 10:36
Mitrovicë, mësuesi godet me shuplaka nxënësit për t’i ulur nëpër vende

Një mësimdhënës në Mitrovicë po dsyhohet se ka goditur me shuplaka nxënësit për t’i ulur nëpër vendet e tyre.

Kjo erdhi, sipas policisë, pas një incidenti mes nxënësve që ndodhi në atë shkollë.

“Mitrovicë 18.11.2021 – 09:00. Është raportuar se në një shkollë ka ndodhur një incident mes nxënësve, pastaj një mësimdhënës, tani i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se ka goditur me shuplaka nxënësit për t’i ulur nëpër vendet e tyre”, thuhet në raportin 24 orësh.

Për këtë është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)