ShSKUK: Asnjë pacientë nuk po trajtohet në mjekim intensiv nga Covid-19

  • E.K /
  • 20 November 2021 - 11:34
ShSKUK: Asnjë pacientë nuk po trajtohet në mjekim intensiv nga Covid-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat e QKUK-së për Covid dhe në spitalet e përgjithshme, asnjë pacientë nuk po trajtohet në mjekim intensiv nga COVID-19.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale po trajtohen 32 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me COVID-19 dhe 20 të tjerë post-covid.

 Ndërkaq me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë.

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

ShSKUK: Anjë pacientë në mjekim intensiv nga Covid-19

Pas një kohe të gjatë që nga fillimi i Pandemisë së Covid-19, në mjekimin intensiv të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, nuk ka pacientë me Covid-19.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ( ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 32 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 20 të tjerë post-covid. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.

(Kosova Sot Online)