Rashiqi me ironi: Duke e ditur burokracinë e BE’së, pres që dialogu të vazhdojë deri në vitin 2068

  • E.K /
  • 20 November 2021 - 12:05
Rashiqi me ironi: Duke e ditur burokracinë e BE’së, pres që dialogu të vazhdojë deri në vitin 2068

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, njëherit kryetar i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, e ka quajtur improvizim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, rezultatet e dialogut janë minimale.

“Dialogu në kohën e fundit është vetëm improvizim, nuk ka ndonjë dialog të thellë i mirëfilltë, dialog i cili e ka për detyrë sikur që u dashtë me pas njerëz të terrenit, ose më mirë me thënë integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës, përkundrazi e ka vetëm një improvizim dhe vetëm po vazhdon i tillë”, është shprehur Rashiq.

Ai ka ironizuar edhe me zvarritjen e këtij procesi tash e sa vite.

Rashiq ka thënë se duke parë ecurinë e mbarëvajtjes së tij, dialogu nuk do të përfundojë deri në vitin 2068, dhe për këtë e fajëson Bashkimin Evropian.

“Duke e ditur aftësinë e Bashkimit Evropian në këtë rast burokracinë e saj unë po pres që dialogu të vazhdojë deri në vitin 2068. Por, këtë po e them me ironi”, ka thënë kryetari Rashiq për FrontOnline.

(Kosova Sot Online)