Dështon grusht shteti tinëzar i SHIK-ut para-institucional, që përmes Dakes ta rrëzon nga pozita presidenten Osmani!

Dështon grusht shteti tinëzar i SHIK-ut para-institucional, që përmes Dakes ta rrëzon nga pozita presidenten Osmani!

Gani Qarri

  • 20 November 2021 - 09:11

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Krejt kjo u nis, jo për shkaqe ligjore e kushtetuese,por me qëllim të rrëzimit të zonjës Osmani nga pozita e presidentes së vendit, nën pretekstin se e ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën me rastin e shkarkimit ligjor të Valdete Dakes nga pozita e kryetares së KQZ-s, ku znj. Daka ishte katapultuar nga i arrestuari i Gjykatës Speciale të Hagës, Hashim Thaçi

-Klani Pronto dhe SHIK-u ilegal e para-institucional ,përfundimisht morën edhe një goditje të madhe dhe ndëshkim shumë të merituar nga Avokati i Popullit, në përpjekjen e radhës, që përmes shërbëtores së tyre Valdete Daka, ish kryetare e KQZ-së, ti kundërvihen Presidentes Vjosa Osmani. Kështu që me vendimin A. nr. 625/2021,të nxjerrë më 18 nëntor 2021,edhe nga Avokati i Popullit, me arsye refuzohet kërkesa e paraqitur e zonjës Valdete Daka e cila mori konstatimin zhgënjyes ligjor, edhe sa u takon pretendimeve të saj të pabazuara për kinse "shkelje të Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor" nga Presidentja Osmani.

Madje për shkak të interesimit të madh të opinionit të vendit, vendimi në fjalë, përveçse është komunikuar publikisht, Avokati i Popullit u është përgjigjur edhe pyetjeve të medieve, lidhur me kërkesën e znj. Daka. Për aq më tepër gjatë analizës së detajuar të rastit të denoncuar nga ish kryetarja e KQZ-s, Avokati i Popullit vërteton se neni 84, paragrafi 26 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përcakton kompetencën e Presidentes për të emëruar Kryetarin e KQZ-së, ndërsa e njëjta mbetet e heshtur sa i përket shkarkimit apo edhe ndërprerjes së mandatit të tij/saj.Kurse, për tu sqaruar edhe më mirë me fakte dhe mos lënë hapësirë ndonjë spekulimi dashakeq e manipulimi të qëllimshëm, rasti i lartcekur është krahasuar edhe me një akt të ngjashëm të animimit deri në Gjykatën Kushtetuese të shkarkimit të një anëtari të KQZ-së, qysh në vitin 2013. Në vendim shkruan: ” Çështja e ndërprerjes së mandatit dhe emërimit të anëtarëve të KQZ-së, duke përfshirë këtu edhe Kryetarin e KQZ-së, përcaktohet me Ligjin nr.03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (neni 61, paragrafi 5) mbi të cilin bazohet edhe Vendimi nr.42/2021, i datës 14 qershor 2021 i Presidentes së Republikës së Kosovës. Së këndejmi , Avokati i Popullit në këto rrethana ka sqaruar se edhe çështja e ngritur nga zonja Daka paraqet një çështje ligjore, për vlerësimin e Vendimit të Presidentes, gjë që nuk mund të jetë objekt i trajtimit nga Gjykata Kushtetuese, përderisa znj.

Daka, nuk ka ofruar dëshmi se ka shteruar, apo së paku ka përdorur mjetet juridike, kundër Vendimit të Presidentes. Ndaj dhe Avokati i Popullit me plot të drejtë është bazuar në rastin Nr. KI 142/13, të datës 18 nëntor 2013, si dhe praktikën e njohur të Gjykatës Kushtetuese (Aktvendimi për Papranueshmërinë-parashtrues Fadil Maloku), lidhur me Kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të datës 14 qershor 202,të Presidentes së Republikës së Kosovës, që ligjërisht është në rregull. Kështu që në arsyetimin e vendimit për rastin Daka thuhet; bazuar në nenin 22, paragrafi 1 dhe nën-paragrafi 4 i ligjit të Kosovës, Avokati i Popullit refuzon kërkesat kur nuk janë shteruar dhe përdorur, të gjitha mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme, prandaj meqenëse znj. Daka nuk i ka shfrytëzuar mjetet juridike, Avokati i Popullit me të drejtë ka vendosur që të refuzohet kërkesa e zonjës Daka, mbi Vendimin e Presidentes për ndërprerjen e mandatit të saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".