Vetëvendosje ngre dyshime që në Prizren u tentua të blihet vota, kërkon hetime

  • E.K /
  • 20 November 2021 - 12:30
Vetëvendosje ngre dyshime që në Prizren u tentua të blihet vota, kërkon hetime

Dega e Lëvizjës së Vetëvendosjës në Prizren ka reaguar pas përfundimit të numrimit të votave për zgjedhjet e 14 nëntorit.

Vetëtvendosjë ka thënë se ka pasur presione ndaj votuesve dhe kërcenime ndaj komuniteteve për ndryshimin e votës.

“Sipas dëshmive ka pasur presione ndaj votuesve në hyrjet e vendvotimeve, tendencë për ndryshimin e vullnetit qytetar në javën e fushatës përmes shpërndarjes së parave dhe të mirave materiale, por edhe kërcënime ndaj komuniteteve në Prizren dhe në disa regjione të Prizrenit”.

Ata kanë thënë se kanë votuar edhe persona të cilët nuk kanë qenë në Kosovë në ditën e votimit.

“Vonesa e raportimit të rezultateve nga disa vendvotime, ku pjesëmarrja deri në orët e vona ka qenë shumë e ultë dhe pastaj kemi pasur një rritje të madhe të numrit të votuesve si dhe dëshmitë për nënshkrimet e votuesve të cilët nuk kanë qenë në Kosovë në ditën e votimit jep indikacione që është devijuar vullneti qytetar”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)