Burim Berisha, i pakontestuar në krye të Fushë Kosovës

  • E.K /
  • 20 November 2021 - 12:33
Burim Berisha, i pakontestuar në krye të Fushë Kosovës

Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka fituar në garën  balotazhit me 65, 45% përballë kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Bajcinca i cili ka marrë 34,55%.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 20 nga 21 Komunat, të cilat u mbajtën më 14 nëntor 2021.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

(Kosova Sot Online)