Nëna e tre fëmijëve e vaksinuar me dy doza vdes nga COVID-19

  • E.K /
  • 22 November 2021 - 11:01
Nëna e tre fëmijëve e vaksinuar me dy doza vdes nga COVID-19

Një nënë e tre fëmijëve e vaksinuar me dy doza, e cila kishte presion të lartë të gjakut dhe diabet të tipit 2, ka vdekur në spital në moshën 37 vjeçare, pasi u infektua me ‘rastin më të keq’ të koronvairusit që spitali kishte pranuar ndonjëherë.

Paula Collins, 37, nga Merthyr Tydfil, Uells, kishte luftuar me COVID-19 në Spitalin Princi Charles kur ajo u vu në një koma të induktuar për 11 ditë – pavarësisht se i kishte të dyja vaksinat.

Nëna e tre fëmijëve u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv dhe vdiq tragjikisht në spital më 5 nëntor, vetëm dy javë pasi i kishin filluar simptomat.

Bashkëshorti i Paula-s, Neil, 51 vjeç, tha se vdekja e gruas së tij ka kthyer “përmbys” jetën e tij dhe tre vajzave të tyre, Ashleigh, 19, Millie, 17 dhe Maisie-Grace, 10 vjeç.

37 vjeçarja shfaqi për herë të parë simptomat e virusit vdekjeprurës më 20 tetor, kur pati ‘rrjedhje hundësh dhe kollë’, shkruan DailyMail.

(Kosova Sot Online)