Ndotje alarmante në Prishtinë, Arben Gashi ka një pyetje për inspektoratin

  • E.K /
  • 22 November 2021 - 11:13
Ndotje alarmante në Prishtinë,  Arben Gashi ka një pyetje për inspektoratin

Ambjenti në Kosovë vazhdon të ndotet, ndërsa masat mbrojtëse dhe ndëshkimet e inspektorëve sipas ligjit janë fare modeste.

Ndotja më e lartë është në Prishtinë. Kjo problematikë ka shqetësuar edhe deputetin e LDK-së, Arben Gashi që ka reaguar në rrjetin social Facebook.

Ai ka postuar një foto duke pyetur se ku gjendet personat përgjegjës që do të duhej të vepronin.

“Ndotja e ambientit ne Veternik, ne hyrje te Prishtines, ku eshte inspektorati?!, ka pyetur Gashi.

Këto ditët ajri në Prishtinë po shënon nivele alarmante të ndotjes.

(Kosova Sot Online)