Jens Spahn: Gjermanët deri të fund të vitit do të vaksinohen, do të shërohen ose do të vdesin

  • E.K /
  • 22 November 2021 - 12:05
Jens Spahn: Gjermanët deri të fund të vitit do të vaksinohen, do të shërohen ose do të vdesin

Politikanët në Gjermani po debatojnë për masa të ngjashme me fqinjin e tyre, Austrinë, ku është futur një bllokim i plotë kombëtar, pasi njësitë e kujdesit intensiv janë mbushur dhe numrat e rasteve arrijnë rekorde të reja, raporton BBC.

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn, ka lëshuar një paralajmërim duke u kërkuar më shumë njerëzve të vaksinohen.

“Ndoshta deri në fund të këtij dimri, siç thuhet ndonjëherë në mënyrë cinike, pothuajse të gjithë në Gjermani do të vaksinohen, do të shërohen ose do të vdesin,” thotë Spahn.

Ai fajëson “variantin shumë ngjitës Delta”.

“Kjo është arsyeja pse ne rekomandojmë kaq urgjentisht vaksinimin,” shton ai.

Kujtojmë që Gjermania javën e kaluar ka paralajmëruar kufizime më të ashpra për të frenuar valën e re të COVID-19.

(Kosova Sot Online)