“Institucionet po i rrezikojnë qytetarët”, Haradinaj i kërkon Qeverisë ta procedojë në Kuvend Ligjin e Pagave

  • E.K /
  • 22 November 2021 - 13:29
“Institucionet po i rrezikojnë qytetarët”, Haradinaj i kërkon Qeverisë ta procedojë në Kuvend Ligjin e Pagave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po kërkon nga Qeveria ta procedojë në Kuvend Ligjin e Pagave.

Në tryezën me temën “Pagat në sektorin publik, statusi aktual i projektligjit dhe urgjenca e procedimit të tij”, të mbajtur nga grupi parlamentar i AAK-së, Haradinaj ka deklaruar se institucionet po i rrezikojnë qytetarët.

“Nëse ne nuk e përcjellim trendin e rritjes lineare që është një mandat 4 vjeçar mbi 20% fuqizojmë këtë ligj tani ne jemi ka e rrezikojmë krejt sektorit publik në Kosovë. Institucionet nuk po e rrezikojnë vetëm administratën, ose vetëm arsimin e shëndetësinë, por po e rrezikojnë direkt qytetarin, për shkak se ai është përfitues i këtyre shërbimeve”, tha Haradinaj.

(Kosova Sot Online)