Ky është ambasadori i ri i Kosovës në Francë

  • E.K /
  • 22 November 2021 - 13:39
Ky është ambasadori i ri i Kosovës në Francë

Kosova tashmë ka një ambasador të ri në Francë. 

Ai do ta zëvendësoi ish-ambasadorin Qendrim Gashin.

Ambasadori i ri i Kosovës në Francë është Mehdi Halimi, i cili sot ka dorëzuar letrat kredenciale tek autoritetet franceze.

“Me rastin e fillimit të detyrës, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, z.Mehdi Halimi, ka takuar drejtorin e Protokollit të shtetit francez, z.Philippe FRANC, me ç’rast i ka dorëzuar kopjen e letrave kredenciale”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Paris.

(Kosova Sot Online)