'Roma Kosovo' dënon sulmin ndaj romëve: Jeni duke dëmtuar shoqërinë

  • E.K /
  • 22 November 2021 - 13:43
'Roma Kosovo' dënon sulmin ndaj romëve: Jeni duke dëmtuar shoqërinë

Sulmin ndaj personave të komunitetit rom në Prizren e ka dënuar edhe organizaa Roma Kosovo.

Sipas një statusi në rrjetet sociale, sipas kësaj organizate, ato thanë se veprimet e tilla janë shumë të ulëta në shoqërinë shqiptare.

“Do të dëshironim t’ua kujtojmë palëve e interesit, veçanërisht institucioneve të cilat janë përgjegjëse për shkelje të tillë se këto akte janë shumë të ulëta dhe dëmshme për shoqërinë Kosovare dhe për të drejtat e barabarta e për të cilat në ju bëjmë thirrje institucioneve gjegjëse të marrin masat e duhura për shkelësit  e këtyre veprave” thuhet në reagim.

Kujtojmë që pos këtij akti, tashmë disa lokale kanë marrë vendim që të mos u shërbehet personave të komunitetit rom, ashkalinj e egjiptian.

(Kosova Sot Online)