Ministri bullgar për aksidentin tragjik: Nuk keni ç’farë të shihni, njerëzit janë bërë shkrumb e hi

  • E.K /
  • 23 November 2021 - 10:33
Ministri bullgar për aksidentin tragjik: Nuk keni ç’farë të shihni, njerëzit janë bërë shkrumb e hi

Një aksident tragjik ka ndodhur në Bullgari, ku si pasojë kanë humbur jetën 46 persona, mes tyre 12 fëmijë.

Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Bojko Rashkov në një deklaratë për media ka thënë se njerëzit që kanë humbur jetën në autobus janë bërë shkrumb e hi.

“Nuk keni çfarë të shihni. Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Njerëzit janë bërë shkrumb e hi. Tani duhet të identifikohen”, deklaroi Rashkov.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa një nga pistat është që aksidenti mund të ketë ndodhur pasi shoferi ka goditur gardhin mbrojtës dhe është shkaktuar flakë, raporton abcnews.al.

“Autobusi e ka shkatërruar gardhin mbrojtës”, tha Rashkov.

Në vendngjarje ka shkuar gjithashtu edhe kryeministri Stefan Janev ndërsa version zyrtar për incidentin ende nuk ka.

Ndërkohë që familjarët e viktimave janë grumbulluar para zyrave agjencisë “Besa Trans” në Maqedoni për të mësuar për fatin e njerëzve të tyre të dashur. Para zyrave vërehet edhe prezencë e madhe e policisë.

(Kosova Sot Online)