Vjosa Osmani sot takohet me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau

  • E.K /
  • 23 November 2021 - 10:36
Vjosa Osmani sot takohet me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot do të takohet me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau dhe me guvernatoren e përgjithshme të Kanadasë, Mary Simon.

Presidenca bën të ditur se në të dy takimet, Osmani do t`i njoftojë bashkëbiseduesit për të arriturat e Kosovës dhe në të njëjtën kohë do t`i shqyrtojë mundësitë për rritje të bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm.

“Sipas Presidentes Osmani takimet me lidershipin e Kanadasë janë mundësi e mirë për rikonfirmim të marrëdhënieve të shkëlqyeshme me shtetin kanadez, sikurse edhe për të hapur shtigje të reja bashkëpunimi”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)