Ekrem Kastrati i pari kryetar komune që e merr detyrën

  • E.K /
  • 25 November 2021 - 10:30
Ekrem Kastrati i pari kryetar komune që e merr detyrën

Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të ri të kësaj komune, Ekrem Kastratit.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës është bërë mëngjesin e sotëm.

Komuna e Malishevës përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar për ceremoninë e pranim-dorëzimit të postit të kryetarit.

Ekrem Kastrati i Nismës doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve, që u mbajt më 14 nëntor.

(Kosova Sot Online)