Kërkohet një fshesë e madhe VETTING-u për pastrimin e policisë nga lidhjet me krimin!

Kërkohet një fshesë e madhe VETTING-u për pastrimin e policisë nga lidhjet me krimin!
Kërkohet një fshesë e madhe VETTING-u për pastrimin e policisë nga lidhjet me krimin!

Dardan Grapci

  • 25 November 2021 - 07:39

Shkruan: Analisti - Dardan Grapci

Vetëm ligji i Vettingut do të sjellë shpresë te populli, për të pasur institucione të drejta dhe të guximshme të zbatimit të ligjit e luftimit të krimit, sepse me anë të këtij ligji nuk do të jenë vetëm gjyqtarët dhe ekspertët vendor që do të hetojnë e gjykojnë, por edhe gjyqtarët ndërkombëtar, varësisht nga vepra penale dhe dosja kriminale.

Është ditur qysh kohë më përpara që policia e Kosovës janë të përfshirë në kontrabanda, mite-marrja apo ryshfeti, spiunazhi etj. Prandaj pa u ndërgjegjësuar prokurorët, policia dhe gjyqtarët asnjëherë nuk do të mund ti fusim në burg ata të cilët merren me kontrabandë, drogë, lojëra te fatit ilegalisht etj.Institucionet e drejtësisë, siç janë AKI-ja duhet ti largojnë nga vendi i punës ata agjent të cilët e luajnë lojën e dyfishtë për të bërë pazare ilegale në emër të Kosovës, në shtetet fqinjë por edhe një Evropë e më gjerë. Vetëm duke u pastruar stafi i AKI-s, mund të ju tregojmë të tjerëve se Kosova dinë si të zbatohet drejtësia dhe të gjithë do të na kenë zili që e kemi shërbimin sekret më të avancuar në Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".