Theret për vdekje një 12-vjeçare, arrestohen 4 adoleshentë

  • E.K /
  • 26 November 2021 - 11:27
Theret për vdekje një 12-vjeçare, arrestohen 4 adoleshentë

Ava White, 12 vjeçe, u ther për vdekje në qendër të qytetit Liverpool të Anglisë të enjten në mbrëmje. Katër djem – një 13 vjeç, dy 14 vjeç dhe një  15 vjeç – janë arrestuar nën dyshimin për vrasje.

Policia beson se Ava dhe shokët e saj patën një grindje me fjalë, që çoi në sulmin ndaj adoleshentes, që i shkaktoi “lëndime katastrofale”. Policia merr vesh se sulmuesit kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia u njoftua për një sulm në orën 20:39. Kur policët shkuan në vendin e ngjarjes, e gjetën vajzën të rrëzuar në tokë. Disa kalimtarë rasti, të cilët ishin dëshmitarë të incidentit, ishin duke ia dhënë ndihmën e parë.

Ekipi i ndihmës urgjente u mundua që ta ndihmonte vajzën e re dhe e dërgoi në një spital për fëmijë, por ajo fatkeqësisht vdiq pak më vonë, shkruan Independent.

Qendra e qytetit ishte e ngarkuar me njerëz në kohën e incidentit, sepse sapo ishin ndezur dritat në drurin e Kërshëndellave. Policia ka bërë thirrje që të paraqiten me informacione të gjithë ata që e kanë parë incidentin ose që kanë mundur ta incizojnë me telefon.

(Kosova Sot Online)