Rama për marrëveshjet e nënshkruara: Kosovarët do të përfitojnë nga marrëveshja për regjimin kufitar

  • E.K /
  • 26 November 2021 - 12:38
Rama për marrëveshjet e nënshkruara: Kosovarët do të përfitojnë nga marrëveshja për regjimin kufitar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar për media pas përfundimit të  mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, që u mbajt sot në Elbasan.

Rama tha se marrëveshjet që janë arritur sot në mes të dy vendeve janë të rëndësishme për shtetet.

“Eliminimi i të gjitha procedurave të dyfishta është obligimi ynë në të gjithë sektorët dhe faktikisht në rastin konkret krijimi i manualit të ri të përbashkët për procedura standarde të operimit në doganën e Durrësit është ky për atë që thash lidhur me një nivel tjetër të lëvizjes që vie në raport me procedurat doganore”, tha kryeministri shqiptar.

Më tutje, Rama foli edhe për marrëveshjen e arritur për kalimin pa kontrolle fizike në pika kufitare, në ditë festash, vikendi dhe pushimesh verore.

“Dua të nënvizojë se është lajm i mirë për qytetarët nga të dyja anët dhe posaçërisht për qytetarët e Kosovës që vërshojnë në ditë të rëndësishme festash, në fundjava apo gjatë sezonit veror në Shqipëri, tanimë më në fund është jetësuar krijimi i një regjimi të ri doganor për ta në kufi, duke pas parasysh domosdoshmërinë që të mos krijohen radha të pafundme e për kontrolle të dyfishta”, ka thënë ai.  

Rama foli edhe për marrëveshjen për shtrirjen e shërbimeve konsullore të përbashkëta.

“Dua të nënvizojë edhe atë që është një objektiv i përbashkët jo vetëm në mes të dy qeverive por edhe personalisht që të shtrijmë rrjetin e shërbimeve konsullore te përbashkëta”, ka thënë me tutje Rama. 

(Kosova Sot Online)