Arrijnë në Shkup dy nga shtatë të lënduarit në aksidentin e autobusit

  • E.K /
  • 27 November 2021 - 13:22
Arrijnë në Shkup dy nga shtatë të lënduarit në aksidentin e autobusit

Dy te mbijetuarit e tragjedisë se 23 nëntorit do te pranohen ne Qendrën Urgjente ne Shkup, për te kaluar në Kliniken për Kirurgji Plastike. Ministri Shëndetësisë Venko Filipce tha se te mbijetuarit e tjerë pritet te arrijnë javën e ardhshme.

“Këtu jam për mbesën time, e cila ka 16 vjet, ka një operacion plastik në dorën e djathtë. Ka disa djegie në dorën e majtë., dhe disa djegie në fytyrë”, tha Rexhail Kamberi, familjar.

(Kosova Sot Online)