Nëntë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 27 November 2021 - 15:03
Nëntë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

27 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.898 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.614.212 doza të vaksinës.

 Deri më sot 761.003 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Nga 1.591 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

 Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.758. Në total numri i rasteve aktive është 334.

 Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

(Kosova Sot Online)