Policia angazhon edhe qentë për t’i rënë në gjurmë autorit të krimit në Gllogjan

  • E.K /
  • 27 November 2021 - 17:45
Policia angazhon edhe qentë për t’i rënë në gjurmë autorit të krimit në Gllogjan

Njësia Speciale është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit natën e mbrëmshme.

Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani, ka deklaruar se në vendin e krimit ka dalë K9 (njësiti me qen) i cili po bënë përpjekje për të rënë në gjurmë të të dyshuarit.

Ai tha se Policisë Rajonale të Pejës i kanë dalë në ndihmë edhe ato të Prishtinës të cilat së bashku po punojnë për të zbardhur rastin.

(Kosova Sot Online)