Me urdhër të Hashim Thaçit e Kadri Veselit nga Haga, krijohet kabineti i “qeverisë në hije”, për t’i shantazhuar institucionet legale të qeverisura nga LVV-ja me kryeministrin Albin Kurti!

Me urdhër të Hashim Thaçit e Kadri Veselit nga Haga, krijohet kabineti i  “qeverisë në hije”, për t’i shantazhuar institucionet legale të qeverisura nga LVV-ja  me kryeministrin Albin Kurti!
Me urdhër të Hashim Thaçit e Kadri Veselit nga Haga, krijohet kabineti i  “qeverisë në hije”, për t’i shantazhuar institucionet legale të qeverisura nga LVV-ja  me kryeministrin Albin Kurti!

Naim Miftari

  • 27 November 2021 - 17:16

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Problemi i formimit të “qeverisë në hije” qëndron se krimi i organizuar dhe multimilionerët e korruptuar, oligarkët e politikanëve të Korruptuar brenda PDK nuk mundë të mbijetojnë pa pushtet. Kjo vlen gjithashtu edhe për AAK-në, klanin e Ramush Haradinajt edhe për LDK-në, argatët e klanit të Isa Mustafes por më së shumti vlen për PDK-në.

-Formimi i qeveris në hije është presion direkt ndaj qeveris legale në pushtet, dhe urdheri për formimin e “qeverise në hije” vjen nga burgu i Hagës, vjen direkt nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Le ta kujtojmë që tani qeverinë e përkohshme të Hashin Thaçit dhe Kadri Veselitit- QPK-në, kur ishin vrarë me qindra njerëz dhe nuk ishte përgjigjur pothuajse askush para drejtësisë për ato krime.

Ish administratori i UNMIK-ut Bernar Kushner e cekë në biografinë e tij se gjatë qëndrimit në krye të UNMIK-ut Hashim Thaçi krijonte probleme natën dhe vinte ditën, ku donte kinse që t’i zgjidhte vetë, edhe pse problemet bëheshin nga klani i Hashim Thaçit.

-Përmes oligarkëve mediatike të tyre edhe tani po flasin për kinse për qeveri në hije, por tani edhe me ndihmën e do OJQ –ve dhe me kërcënime për protesta përmes do sindikatave të mafisë, që kinse janë sindikata të punëtorëve, PDK-ja po kërkon hise në qeveri. Mos të harrojmë se veç ekziston një lloj “qeverie” në hije nga bashkëpunim i fshehtë në hije e cila i dha rezultate opozitës në disa komuna gjatë këtyre zgjedhjeve. Kjo lloj qeverie në hije e ka kryet në Hagë, kurse si postier të urdhrave dhe bankier e kanë Bexhet Pacollin, kurse si koordinator në Kosovë e kanë Vlora Çitakun, Sami Lushtakun dhe klanin e Isa Mustafës!

Ndryshe në këtë lojë kohëve të fundit fort po “vallëzon” me tupan edhe Ramush Haradinaj me sulme dhe etiketime të sëmura e banale për çdo anëtar të qeverisë dhe LVV-së. Me ta quajt sot Ramush Haradinaj të Korruptur e herë edhe hajn të vogël e herë hajn të madh ,e her bashkëpunëtor të Serbisë, multi milioneri i korrupsionit, shoku i ngushtë i Milan Radojçiçit, nuk ka ma vështirë por qeveria duhet me i grahë ligjit më shpejtë për ta bërë VETINGUN dhe për ta pastruar shtetin nga mafia politike e multi milionerëve të korruptuar. Shteti duhet të fillon pa vonesë për t’i konfiskuar pasuritë e paligjshme të të gjithë atyre bosëve të korruptuar politike.

Pastrimi nga krimi i organizuar i futur në polici e prokurori në gjyqësi dhe në atë të inteligjencës, AKI- is është jetik, dhe nëse nuk e arrin kjo qeveri për t’i pastruar institucionet kryesore nga krimi, nga këto institucione paralele, nga Oktapodi i nëntokës kriminale, në fund do të pësojnë edhe vetë si qeveri legale, që ose do të bien nga qeveria ose do të detyrohen të vjedhin të gjithë së bashku, sikurse kanë funksionuar qeveritë tjera nga pas lufta e deri sot duke e ndarë tallin së bashku!

Qeveritë në hije janë vetëm nëntokë e krimit të organizuar që i maskon qëllimet dhe veprimet e veta, e që i mbulon kinse me politikë. Mos të harrojmë se terrorizmi dhe krimi i organizuar e kanë të njëjtin qëllim, marrjen dhe mbajtjen e pushtetit.

Derisa terrorizmi përdorë aksionet dhe terrorin, mafia dhe krimi i organizua e përdorin korrupsionin, etiketimet por edhe eliminimet fizike, politike e biznesore të konkurrentëve të vetë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".