Vazhdon kërkimi i provave në Gllogjan, autobusi ruhet nga policia

  • E.K /
  • 27 November 2021 - 17:52
Vazhdon kërkimi i provave në Gllogjan, autobusi ruhet nga policia

Autobusi i cili u sulmua me armë automatike, edhe pas një dite, është në vendin e ngjarjes. Në Gllogjan të Deçanit, deri para pak minutave ka patrulluar Njësia Speciale e Kosovës. Ndërkaq, pjesëtarë të tjerë të Policisë po sigurojnë këtë vend, i cili është i rrethuar me shirita.

Për rastin e vrasjes së trefishtë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se kanë marrë informacione të ndryshme.

Aktualisht janë duke u bërë ekzaminimet dhe pastrimi i terrenit.

Të vdekur në Gllogjan të Deçanit kanë mbetur shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Një nxënës tjetër, 17 vjeçar, është plagosur dhe po trajtohet në Spitalin e Pejës.

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti gjatë ditës ka bërë të ditur se dyshimet fillestare janë se ky sulm është kryer nga një person, por që mund të ketë ndërlidhje të shumë personave tjerë.

(Kosova Sot Online)