KEDS apelon te qytetarët që të mos shfrytëzojnë rrymën për ngrohje

  • A.P /
  • 28 November 2021 - 17:51
KEDS apelon te qytetarët që të mos shfrytëzojnë rrymën për ngrohje

KEDS’i ka kërkuar nga qytetarët që të mos e shfrytëzojnë rrymën për ngrohje.

Kjo pasi që sipas KEDS’it, për shkak të mbingarkesës po ka prishje.

Nga KEDS është thënë se në mënyrë që të mos ketë mungesë të energjisë elektrike është e nevojshme që konsumatorët të kursejnë energjinë.

“Një nga dëmet e shumta që mbingarkesat në rrjet shkaktojnë kur konsumatorët e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje. Në mënyrë që të mos ballafaqohemi me pamje të tilla dhe me mungesë të energjisë elektrike, është mëse e nevojshme që konsumatorët të kursejnë energjinë dhe aty ku munden të shfrytëzojnë forma alternative të ngrohjes”, thuhet nga KEDS’i.

(Kosova Sot Online)