Përfshihet nga zjarri një banesë në Gjirokaster, ndërron jetë 12-vjeçarja

  • E.K /
  • 29 November 2021 - 09:20
Përfshihet nga zjarri një banesë në Gjirokaster, ndërron jetë 12-vjeçarja

Është përfshirë nga zjarri një banesë në fshatin Dervician të Gjirokastrës.

Mësohet se një vajzë 12- vjeçare e cila ndodhej në banesë së bashku me babain e saj në momentin e zjarrit ka humbur jetën.

Për pasojë, lëndime ka marrë edhe i ati, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet ende.

(Kosova Sot Online)