Zjarr në Bubavec të Malishevës, digjet një stallë e bagëtive

  • E.K /
  • 29 November 2021 - 12:12
Zjarr në Bubavec të Malishevës, digjet një stallë e bagëtive

Një zjarrvënie ka ndodhur sot rreth orës 02:45 në fshatin Bubavec të Malishevës.

Policia njofton se për shkaqe të pa njohura është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.

Sipas policisë, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. 

(Kosova Sot Online)