Pas Osmanit, Pahor shkon në Qeveri për t’u takuar me Kurtin

  • E.K /
  • 29 November 2021 - 12:26
Pas Osmanit, Pahor shkon në Qeveri për t’u takuar me Kurtin

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe konferencën e përbashkët me të, ka mbërritur në objektin e Qeverisë, ku është pritur nga kryeministri Albin Kurti.

Pahor theksoi paraprakisht se BE-ja duhet t’i liberalizojë vizat për Kosovën, ndërsa inkurajoi presidenten që të përqëndrohen në dialogun me Serbinë dhe ta arrijnë marrëveshjen finale.

Presidenti slloven dje ka qëndruar në Beograd.

Kjo është vizita e dytë e Pahor në Kosovë brenda një periudhe të shkurtër.

(Kosova Sot Online)