Ja si ta pastroni tiganët e djegur brenda pak minutave

  • E.K /
  • 30 November 2021 - 14:25
Ja si ta pastroni tiganët e djegur brenda pak minutave

Metoda e vetme që pastron dhe shkëlqen tenxheret dhe tiganët e djegur brenda pak minutash.

Kuzhina është vendi më i dashur i shtëpisë, ku i gëzoheni ushqimit të mirë (sidomos kur gatuajnë dhe ju shërbejnë të tjerët)  dhe bisedës së këndshme me miqtë e familjarët. Por, nuk do të thonit të njëjtën gjë kur bëhet fjalë për pastrimin e enëve, aq më tepër kur janë të djegura.

Në qoftë se kontrolloni me vëmendje dollapin ku mbani larësit dhe aksesorët e tjerë do të gjeni me patjetër edhe telat e famshëm të enëve, të fortë dhe të botë, që nuk janë aspak zgjidhje e mirë sidomos për pastrimin e enëve me veshje prej guri ose porcelani.

Kjo është e duhur për ju, për të cilën e keni aq shumë nevojë.

PËRGATITJA

Shtoni në tiganin ose tenxheren e djegur 2-3 gota ujë të nxehtë.

Shtoni sodën e bukës dhe vendosni të ziejnë fillimisht me zjarr të avashtë, më pas rrisni temeperaturën deri në vlim për 30 minuta.

Zbrazni enën dhe shtoni pak kripë e ujë.

Fërkoni fillimisht me pjesën e fortë të sfungjerit.

Nëse vini re se ka akoma njolla djegieje, shtoni sërish kripë dhe fërkoni pjesën e brendshme të enës.

Do të habiteni me rezultatin! 

(Kosova Sot Online)