Jashari ia dorëzon detyrën Nurës, prezent edhe Lushtaku

  • E.K /
  • 30 November 2021 - 14:37
Jashari ia dorëzon detyrën Nurës, prezent edhe Lushtaku

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ia ka dorëzuar sot detyrën kryetari të ri të kësaj komunë, Fadil Nura.

Lajmi është bërë i ditur nga Fadil Nura në një postim në Facebook, i cili ka ndarë fotografi nga pranim-dorëzimi i detyrës.

Në fotografitë e publikuara shihet se prezent ka qenë edhe Sami Lushtaku, i cili në qeverisjen e re të kësaj komune do të ketë pozitën e nënkryetarit.

“Pa marrë parasysh dallimet politike, mbi çështje të caktuara, prapëseprapë jemi të këtij vendi, ku secili e ka dëshirën të shoh Skenderajn të përparuar. Megjithatë, i jam shumë falënderues kryetarit Jashari, për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës”, ka shkruar Nura.

(Kosova Sot Online)