Bie interesimi për t’u vaksinuar në Kosovë, për 24 orë u dhanë vetëm 607 doza

  • E.K /
  • 30 November 2021 - 15:08
Bie interesimi për t’u vaksinuar në Kosovë, për 24 orë u dhanë vetëm 607 doza

Interesimi për t’u vaksinuar ka rënë shumë në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë administruar 607 vaksina Anti-COVID.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 615 mijë e 360.

853 mijë e 765 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës. Deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Minsitria e Shëndetësisë.

(Kosova Sot Online)