Nëse nuk jeni të vaksinuar, në kufi veç mund të përshëndeteni me Kosovën

  • E.K /
  • 01 December 2021 - 09:58
Nëse nuk jeni të vaksinuar, në kufi veç mund të përshëndeteni me Kosovën

Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e radhës, në të cilën ka marrë disa vendime, në mesin e tyre edhe miratimin e masave të reja.

Sipas këtij propozimi, nga data 3 janar askush nuk mund të hyjë në Kosovë nëse nuk është i vaksinuar plotësisht, ose me njërën dozë të vaksinës duke e pasur dhe testin PCR.

Në arsyetimin e Qeverisë thuhet se masat e reja janë ndërmarrë pas paraqitjes së variantit të ri Omicron.

Në mbledhjen e Qeverisë janë marrë edhe disa vendime tjera.

(Kosova Sot Online)