Emisari Special i Britanisë së Madhe do të angazhohet edhe në dialogun Kosovë-Serbi

  • E.K /
  • 02 December 2021 - 11:08
Emisari Special i Britanisë së Madhe do të angazhohet edhe në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasada e Britanisë së Madhe ka njoftuar për disa nga prioritetet e Emisarit Special të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. Ushtaraku me përvojë të gjatë në Mbretërinë e Bashkuar do të angazhohet t’i përkrahë aleatët evropianë dhe amerikanë për stabilitetin rajonal përfshirë edhe përkrahjen për dialogun Kosovë-Serbi.

Disa nga prioritet e tij do të jenë trajtimi me seriozitet i krimit të organizuar, çështja e krimeve të luftës dhe personat e zhdukur si dhe përkrahja për dialogun.

“Disa nga prioritetet e tij përfshijnë: Promovimi i institucioneve demokratike dhe shoqërive të hapura. Trajtimi i krimit të rëndë të organizua. Inkurajimi i zgjidhjes për çështjet e pazgjidhura si krimet e luftës dhe personat e zhdukur. Përkrahjen për punën e Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë. Mbështetja e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë.

(Kosova Sot Online)