Mytaher Haskuka e përfundon mandatin në Prizren, i uron Totajt punë të mbarë

  • E.K /
  • 02 dhjetor 2021 - 12:33
Mytaher Haskuka e përfundon mandatin në Prizren, i uron Totajt punë të mbarë

Mytaher Haskuka e ka përfunduar sot mandatin katërvjeçar të kryetarit të Prizrenit.

Me këtë rast, ai i ka uruar kryetarit të ri nga PDK-ja, Shaqir Totaj punë të mbarë.

Më tutje, Haskuka ka falënderuar edhe qytetarët e Prizrenit për besimin e dhënë.

“Kryetarit të ri i uroj punë të mbarë dhe vazhdim të projekteve që kemi nisur e që duhet të përfundojnë. Të gjithë juve që më besuat, e më keni përkrahur gjatë gjithë mandatit, përkundër shumë e shumë vështirësive, ju falënderoj përzemërsisht”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Mandatin po e përmbyllim me një numër të madh të premtimeve që kemi përmbushur, me përmirësime në shumë drejtori dhe shërbime të reja, të cilat mund t’i gjeni në raportin katërvjeçar të Komunës së Prizrenit të publikuar në: https://kk.rks-gov.net/…/26/2021/11/Raporti-4-Vjecar-4.pdf

Kryetarit të ri i uroj punë të mbarë dhe vazhdim të projekteve që kemi nisur e që duhet të përfundojnë.

Të gjithë juve që më besuat, e më keni përkrahur gjatë gjithë mandatit, përkundër shumë e shumë vështirësive, ju falënderoj përzemërsisht.

Unë, Mytaher Haskuka, këtë rrugëtim kam filluar me zemër, e do të vazhdoj që të kontribuoj me zemër për zhvillimin e qytetit tim, duke e ndjekur nga afër çdo zhvillim e çdo projekt që është e do të jetë në të mirë të qytetarëve të Prizrenit.

Mytaher Haskuka

https://fb.watch/9Eq9iAR70k/

(Kosova Sot Online)