Punëtorët e IKSHPK’së në grevë, nuk kryejnë teste për COVID

  • E.K /
  • 02 December 2021 - 12:43
Punëtorët e IKSHPK’së në grevë, nuk kryejnë teste për COVID

Punëtorët shëndetësorë në institucionet publike shëndetësore në vend kanë hyrë sot në grevë 8-orëshe.

Grevës i janë bashkangjitur edhe punëtorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Për shkak të grevës, në këtë institut nuk po kryhen teste për COVID-19, e as shërbime tjera.

Punëtorët e IKSHPK’së, kishin hyrë në grevë edhe të enjten e kaluar. Në atë ditë nuk ishte publikuar me kohë as raporti i tyre për rastet e reja me COVID.

Ndërsa, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se për shkak se nuk kanë marrë përgjigje nga qeveria, e nuk janë ftuar të diskutojnë për Ligjin e Pagave, sot do të hyjnë në grevë nga ora 07:00 deri në orën 15:00.

(Kosova Sot Online)