Ministria e Shëndetësisë me apel për qytetarët: Koha për vaksinim është tani

  • E.K /
  • 02 dhjetor 2021 - 14:48
Ministria e Shëndetësisë me apel për qytetarët: Koha për vaksinim është tani

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar edhe njëherë nga qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19.

Nga kjo ministri kanë thënë se tani është koha për vaksinim për të shmangur rrezikun e shtimit të infeksioneve të reja e fatalitetit.

“Koha për vaksinim është tani, për të shmangur rrezikun e shtimit të infeksioneve të reja, reduktimin e hospitalizimeve dhe fataliteteve”, kanë shkruar nga MSH.

Në një foto të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë është thënë se vaksina zvogëlon ne 84 për qind rrezikun e shtrimit në spital.

(Kosova Sot Online)