Krimi makabër në Gllogjan, prokuroria dhe policia në provim historik të suksesit të zbulimit apo turpit të dështimit

Krimi makabër në Gllogjan, prokuroria dhe policia në provim historik të suksesit të zbulimit apo turpit të dështimit

Hajrullah Tërnava

  • 02 December 2021 - 07:57

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Në këto rrethana të vonesës në mbledhjen dhe sigurimin provave e të dëshmive rreth krimit në Gllogjan gjithsesi ekziston rreziku që edhe ky rast të mbetet si shumë raste të tjera të pa zbuluar dhe pa e nxjerr kryesin e krimit para drejtësisë, ngase edhe deklarimet publike të prokurorisë janë shumë jo premtuese dhe hipotetike.

-Në rrethanat kur kryhet një krim, në vendin e ngjarjes të ati krimi sa më parë duhet të dalin policia për sigurimin e vendit të ngjarjes, prokurori dhe krim tekniku, dhe po kjo ekip duhet të dalin sa më parë sa janë të freskëta dëshmitë-tragjet-gjurmët, sepse deri te zbulimi i rastit mundë të arrihet më shpejtë sa janë të freskëta dëshmitë e ndodhjes së ngjarjes, e sidomos me këtë çështje të merren personat që janë ekspert për këto çështje, që nga eksperienca e tyre, e kanë rrolin kryesor deri në zbulimin e rastit.

Kur ndodhin krime të kësaj natyre, sikur ky në Gllogjan dhe intervenohet me kohë për ti zënë gjurmët e freskëta, shpesh ndodhë që aty për aty të merren provat e mjaftueshme, kur gjithçka rrjedh ashtu si duhet, edhe zbulohet rasti-krimi, në bazë të fakteve dhe dëshmive të freskëta dhe sa nuk janë të dëmtuara ato dëshmi. Intervenimi për të gjetur prova dhe fakte duhet të jetë i shpejtë sepse kur ndodh një krim, aty pari sillen edhe shumë personalitete nga kureshtja që vendi i ngjarjes frekuentohet dhe vjen deri te përzierja edhe me dëshmi tjera, dhe në disa raste edhe vepër kryesi mundë të kthehet që ti dëmtoj ato fakte të vendit të ngjarjes, sepse e thëna në kriminalistikë që vepër kryesi i pari kthehet në vendin e ngjarjes që ti humb, dëmtoj dëshmitë e rastit, është një përvoje e argumentuar. E kur atu të frekuentojnë njerëz nga shumë anë të interesimit, si të vepër kryesve njashtu edhe të të dëmtuarve që janë kureshtar për rastin që ka ndodhur, dhe hetimi si fazë e parë bëhet shumë më i vështirë.

Në bazë të situatës të tanishme sikur që po zhvillohet, e që veq po bëhen dy ditë nga kryerja e këtij krimi makabër, ku janë të vrarë tre persona, dhe deri me tani nuk kemi fakte se është zbuluar rasti, dhe sa do të te vonohet zbulimi, gjithnjë e më shumë po vështirësohet situata për zbulimin e krimit të kryer, e sidomos kur s’kemi dëshmitar që ishin të pranishëm gjatë kryerjes së krimit. Vetë prokurorja e rastit ka thënë se kanë disa indikacione, të cilat janë duke i gjurmuar dhe janë duke ecur përpara që t’i vërtetojnë, por janë disa rrethana që tregojnë se nuk do ta kenë të lehtë, por janë optimistë se do ta bëjnë zbardhjen. Edhe për këto raste nëse bëhen zbardhjet e këtyre veprave kriminale të vrasjeve, institucionet e Kosovës që punojnë në zbardhjen e këtyre rasteve, do ta dëshmojnë fuqinë e hetimit dhe zbardhjes së këtyre rasteve të zbuluara, por edhe aftësinë e të gjitha institucioneve të sigurisë, sepse një proces hetimor si rasti i Gllogjanit, kërkon prokuror që kanë përvojë dhe eksperiencë, për ekspertizë, dhe pavarësi, të plotë, si dhe guxim dhe vullnet të hekurt për ta trajtuar këtë rast me profesionalizëm, efikasitet dhe integritet.

Një prokuror normal dhe Professional, apo në këtë rast ekip prokurorësh, duhet të vepron me guxim që ti identifikon dëshmitarët dhe të iu kërkon që mos të deklarohen në publik ose për media në lidhur me atë që ka ndodhur në vendin e ngjarjes ose mos të publikojnë ndonjë informacion që mund të dëmtojnë apo pengojnë hetimet, të ndiqen të gjitha rrugët që qojnë në zbulim dhe kapjen e kryesit të krimit. Një prokurori serioze në këtë rast do të duhet të vepron 24 orë pa ndal në sigurimin e burimeve të besueshme të informatorëve, dhe deklaratat e dëshmitarëve do të duhej të deponoheshin e krahasoheshin në polici dhe prokurori, e assesi nëpër studio televizive. Nëse ndodhe zbulimi i këtij rasti në këto rrethana të rënduara që tani po i vërejmë, edhe kjo përvojë dhe këto fakte do të jenë një nga provat më të rënda të nxjerrjes së krimit para drejtësisë, kurse në të kundërtën nëse nuk zbulohen këto vrasje, mjerisht do të mbetet vetëm edhe një dosje e pa zbuluar sikur edhe shume tjera nga ato të kaluarat, e ku sipas një publikimi të IKD për krimet e rënda, vrasje të pa zbuluara, që nga viti 1999 deri 2020, janë bërë mbi 450 vrasje në Kosove që akoma nuk janë identifikuar dhe dënuar kryesit e këtyre veprave penale të vrasjes. Në bazë të këtyre fakteve të mos zbulimit të krimeve po dëshmohet se shumë raste të zbulimit të vrasjeve kanë dështuar edhe për shkak të neglizhencës dhe pakujdesisë së ekipit të hetimeve, pasi që jo rrallë herë sendet-provat materiale që paraqesin korpus delicti merren në vendin e ngjarjes me dorë pa dorëza dhe për këtë shkak mund të humbin vijat papilare që paraqesin prove kruciale për zbardhjen e rastit. Kur flasim për gëzhojat që gjinden në vendin e ngjarjes sikur në këtë rast që janë gjetur 7, edhe ato duhet të merren me dorëza dhe secila nga to duhet të vendosen në qese të veçanta veç e veç, e jo sikur që po veprohet të gjitha në një qese, koj për faktin se gëzhojat kanë sipërfaqe të përshtatshme ku mbeten vijat papilare të gishtave të duarve të kryesit të veprës penale.

Një zbulim i këtij lloji të këtyre vrasjeve makabre, sikur që kanë ndodhur në Gllogjan, policisë së Kosovës do ia kthente reputacionin pozitiv, dhe vepër kryesve qofshin profesional (të paguar) apo amator si vepër kryes të rastit, do ti kuptonin aftësitë e zbuluesve të policisë dhe kjo do të ndikonte në preventivë, do të kishim raste më të të rralla të përsëritjes së vrasjeve. Kontribut i posaçëm do të ishte që në të ardhmen qytetarët ti ndihmojnë policisë në zbardhjen e rasteve të tilla nëse posedojnë të dhëna të tilla, sepse ky kontribut është për të mirën e popullit të Kosovës në përgjithësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".