Haradinaj për Merkelin pasi po mbaron mandatin: Mike e madhe e Kosovës

  • E.K /
  • 03 December 2021 - 11:16
Haradinaj për Merkelin pasi po mbaron mandatin: Mike e madhe e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohje për kancelaren Angela Merkel, e cila po e kryen mandatin e saj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se ishte I nderuar të punonte me të.

Lexoni postimin e plotë:

Një mike e madhe e Kosovës po mbaron mandatin e saj.

Angela Merkel për gjashtëmbëdhjetë vjet kancelare e Gjermanisë, ishte pranë Kosovës, me përkushtim të lartë për ruajtjen e paqes, promovimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Thellësisht mirënjohës Kancelare Merkel. Ishte nder të punoja me ju.

(Kosova Sot Online)