Pas një zënke, gjilanasi e godet me veturë çiklistin

  • E.K /
  • 04 December 2021 - 09:52
Pas një zënke, gjilanasi e godet me veturë çiklistin

Një mosmarrëveshje dje në Gjilan ka përfunduar me konfrontim mes dy personave.

Policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me veturë ka goditur viktimën mashkull kosovar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

(Kosova Sot Online)