Gjykata Speciale për krimet e luftës ka të drejtë, nuk beson në institucionet e themeluara dhe kontrolluara prej Hashim Thaçit me parapolitikën e klanit PRONTO!

Gjykata Speciale për krimet e luftës ka të drejtë, nuk beson në institucionet e themeluara dhe kontrolluara prej Hashim Thaçit me parapolitikën e klanit PRONTO!
Gjykata Speciale për krimet e luftës ka të drejtë, nuk beson në institucionet e themeluara dhe kontrolluara prej Hashim Thaçit me parapolitikën e klanit PRONTO!

Naim Miftari

  • 04 December 2021 - 08:48

Shkruan:ANALISTI-Naim Miftari

Nuk eshë lajm i keq mosbesimi i Prokurorisë së Tribunalit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj organeve të sigurisë dhe organeve të drejtësisë së Kosovës pasi i madhe e i vogël edhe në Kosovë e dimë se këto organe janë krijuar, kontrolluar dhe vazhdojnë të kontrollohen edh sot nga klani Pronto, duke filluar nga Policia. AKI-ja, Prokuroria dhe Gjykatat .

-Besimi në institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë që i kemi në Kosovë ka rënë në një nivel tepër të ulët, prandaj Gjykata Speciale nuk ju ka besuar garancive të dhëna nga vendorët për arrestin shtëpiak të të akuzuarve për krime lufte. Mos të harrojmë lojën që e bënin me gjykatat e EULEX-t Sami Lushtaku me shokë, ku shumicën e kohës shtriheshin në spital kinse janë të sëmur, kurse shumicën e kohës e kalonin nëpër shtëpitë dhe vilat e tyre, deri edhe në hotele duke u dëfryer, edh pse dot duhej të ishin të jenë në burgun hetues në atë kohë. Mos të harrojmë se në ekipin e mbrojtjes të Hashim Thaçit pos disa avokatëve janë dhjetëra persona tjerë biznismena, deri te dy ish krerët e AKI-s që Hashim Thaçi e përdorte AKI-në si firmë private për ti gjurmuar e spiunuar 24 orë në ditë telefonat dhe lëvizjet e personave që do mundë të ishin dëshmitar potencial në Gjykatën Speciale, dhe që do të paraqitnin rrezik për kreun e klanit printo, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Pra në vend që AKI-ja ta ruan shtetin e Kosovës nga BIA-Serbe e nga vendet armiqësore kjo agjenci u shndërrua në avokaturë të Hashim Thaçit duke ja ndjekur e surviju përveç kundërshtarëve politik edhe dëshmitarët që do të mundë ta rrezikonin kreun e Pronto Mafies nga Gjykata Speciale në Hagë.

Edhe drama me kasafortën e presidentit të vendit kontrollin ilegal-privat që i bëri AKI-ja dhe sekserët e Hashim Thaçit para se Vjosa Osmani të vendosej në zyrën e presidentit, jam më se i sigurt ishte një skandal që nuk kishte kurrfarë rreziku nga KOFOR-i as nga EULEX-i por pikërisht kishte të bëjë me të dhënat mbi dëshmitarët e Hagut që i mbante dhe i merrte informacionet ilegalisht dhe privatisht nga AKI-ja dhe Policia e Prontos, e të njëjtat ja jepnin Hashim Thaçit i cili disa dëshmitar të mundshëm i bëri këshilltar të vetë e disa i punësoj nëpër PTK, disa i i shpërbleu me tenderë vetëm që të mos flasin.

Ishte rasti kur disave ju dha edhe tituj të heroit e dëshmorit të Kosovës si rasti i Haki Imerit ku një agjenti i AKI-s nga Klina aranzhoj shkuarjen e Thaçit te varri i Haki Imerit dhe shpallja e tij si hero dhe betimi ose larje sipas kanunit me 100 pleq e me Kuran ...çka një president i një shteti demokratik ,evropian në shekullin e 21 nuk do ta bënte kurrë nëse do të ishte vetë i pastër.

Këso lloj veprimesh është turp të ndërmerren edhe nga Talibanët e Afganistanit e jo më nga një kryetar i një shteti Evropian që pretendon hyrjen në BE dhe në NATO . Thaçi ka vepruar njëjtë edhe me dy individ të LDK-së, njëri gazetar, që ishin arrestuar e mbajtur një periudhë gjatë luftës por ishin liruar me iniciativën e Viliam Vokerit.

Ata të dy i kishte thirrur Presidenti Thaçi në takim privat dhe i kishte bindur të mos e akuzonin dhe dëshmitë e tyre u zhduken nga vetë ata. Këto raste tregojnë se Gjykata Speciale Kosovës me dhomat e specializuar në Hag edhe kryeprokurori Jan Smith kanë të drejtë të plotë që të mos ju besojnë organeve të drejtësisë, inteligjencës e rendit publik në Kosovë për raste serioze që duhet të trajtohen nga ana e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".